Rinis numërimi në Tiranë

10/05/2011 01:20

Ka rinisur procesi i numërimit të votave në KZAZ-në në njësinë numër 8 këtu në Tiranë.

Sipas informacioneve nga gazetarja e Top Channel në terren, komisionerët janë rikthyer në vendnumërime dhe kanë nisur numërimin e fletëve të votimit për kryetarë të njësive bashkiake dhe të këshillit bashkiak, por jo të fletëve për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, nga informacionet e fundit në KZAZ-në e njësisë numër 11 është ndërprerë procesi u numërimit të votave edhe pse komisionerët e të dyja palëve ndodhen në sallën e numërimit.

Shkak i ndërprerjes është bërë kërkesa e dy komisionerëve të PD-së që kanë kërkuar pushim, e më pas kanë hyrë sërish në sallën e numërimit. Prezenca e tyre në sallën e numërimit ka ngjallur dyshime tek komisionerët socialistë të cilët janë rikthyer në sallë, gjithësesi pa nisur numërimin.

Top Channel