Vijon i bllokuar numërimi në njësinë 5

10/05/2011 03:10

Edhe pse KQZ dha urdhër për rinisjen e numërimit në KZAZ-në numër 49 në njësinë 5 në Tiranë, sërish puna nga komisionerët nuk ka filluar.

Sipas të dhënave, komisionerët e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur sallën dhe nuk janë rikthyer në vendet e numërimit të votave.

Ndërkohë, komisionerët e Partisë Socialiste ndodhen në sallë në pritje të marrjes së një vendimi për rifillimin e procesit të numërimit.

Ndoshta reagimi parë do të mbërrijë në orët e mëvonshme nga KQZ, e cila në urdhërin e shpërndarë për KZAZ-në numër 49 kërkoi rinisjen e numërimit brenda orës 01:00, përndryshe do të merrte masa për zëvendësimin e komisionerëve numërues.

Top Channel