Tiranë, ndërpritet numërimi në njësitë 6 e 8

10/05/2011 05:30

Ndërpritet numërimi në njësinë numër 6 dhe 8 në Tiranë.

Komisionerët në këto qendra numërimi kanë kërkuar pushim, pasi ndjehen të lodhur.

Në vendet ku është marrë pushimi pritet të nisë numërimi në orët e paraditës së sotme.

Kështu, pas KZAZ-së në njësinë 5 dhe asaj të njësisë 11 u shtohen edhe KZAZ-të e njësive 6 dhe 8 që kanë ndalur numërimin.

Top Channel