Shkodër, në krye PD, numërimi i ngadaltë

10/05/2011 09:35

Në qytetin e Shkodrës, edhe pse është punuar gjatë gjithë natës, procesi i numërimit ka vijuar me ngadalë.

Deri tani janë 18 kuti të numëruara, ndërkohë që gjashtë të tjerat që do të numërohen në vazhdim pritet të sjellin ndryshimin e rezultatit.

Sipas informacioneve të fundit, vihet re një kryesim i fortë i kandidatit të PD Lorenc Luka, me rreth 1500 vota diferencë ndaj atij të PS. Rezultati në fjalë i përket KZAZ-së numër 40.

Ndërkohë, në Koplik procesi i numërimit nuk ka rinisur, ai pritet të fillojë rreth orës 11, ndërsa në Vaun e Dejës ka fituar me 200 vota avantazh kandidati i PD, Gjon Marku.

Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar numërimi për komunën e Bushatit, ku edhe këtu ka rikonfirmuar fitoren Partia Demokratike.

Top Channel