Korcë, Peleshi kryeson ndjeshëm ndaj Manos

10/05/2011 10:05

Kandidati i Aleancës për të Ardhmen në Korcë, Niko Peleshi kryeson me
1630 vota ndaj kandidatit të Aleancës për Qytetarin Andrea Mano.

Deri më tani janë numëruar 34 kuti nga 62 që janë në total, por gjasat janë që kandidati i së majtës të vijojë të jetë në krye edhe në orët në vijim.

Për rreth një orë është ndërprerë procesi i numërimit, dhe në komision kanë mbetur sipas rregullores dy anëtarë nga të dyja kampet.

Numërimi i votave në Korcë ka qenë i qetë pa ndonjë incident problematik.

Top Channel