PS, tjetër ankim në Kolegj

07/06/2011 15:00

Partia Socialiste mbrëmjen e të hënës ka depozituar një tjetër ankimim
në Kolegjin Zgjedhor, ku kërkohet rrëzimi vendimit numër 711 të KQZ-së.

Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste kërkojnë nga Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë veprimet e ndërmarra nga KQZ në nxjerrjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve për Bashkinë e Tiranës.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri shpjegon detajet se ku bazohet kjo aktpadi.

“Pretendimet kryesore të këtij ankimimi kanë të bëjnë me disa elementë.Jemi ne pozite te veshtire, sepse Kolegji ende nuk e ka zbardhur vendimin e tij. Gjithesesi kemi instistuar ne disa elemente te procedures, persa i perket nenit 123 të nxjerrjes së tabelës, kemi argumentuar shkeljet e karakterit madje edhe kushtetues që ka kryer KQZ-ja, duke mos respektuar një proces të rregullt ligjor, duke shkelur rëndë parimet e automonisë së vendimmarrjes së komisioneve të të gjitha niveleve ”, tha Gjiknuri.

Partia Socialiste do te ankimohet  edhe perse votat e hedhura në kutitë e gabuara, u numëruan në KQZ, duke ju shtuar rezultatit final pas numerimit te kutise se fundit, ku kadidati Edi Rama ishte ne avantazh me 10 vota.

“Ne argumentojmë se këto fletë të javë të pavlefshme, pasi  janë gjetur në kuti tjetër. Dhe kemi argumente të shumta për këtë, jo vetëm nga praktika shqiptare, por edhe nga dispozita dhe Kodi Zgjedhor. Nëse do të pranonim parimin që KQZ ka vepruar drejt në selektimin e një pjesë të kutive dhe përfshirjen e tyre në rezultat, jemi përpara edhe një tjetër parimi të shkelur, që është barazia e votës. Ka një grup tjetër qytetarësh që e kanë hedhur votën në kutinë e gabuar, por vota e tyre nuk është vlerësuar. Nëse do t’i qëndrojmë parimit të vlerësimit, këto vota duhet të vlerësoheshin tërësisht ”, tha Gjiknuri.

Sipas deputetit Gjiknuri, një element tjetër i rëndësishëm në ankimim, është edhe mënyra hetimit administrativ të KQZ-së,  i cili sipas Partise Socialiste ka qene i pjesshem, duke prodhuar shume mangesi.

“Vetë hetimi administrativ i KQZ-së ka mangësi, sepse ka konkluduar qe kanë gjetur rreth 395 fletë më shumë, se sa vullnete të shprehura, sipas listës. Ky është një tjetër problem serioz. Të gjitha këto cënojnë vendimin për miratimin e tabelës përfundimtare. Ne kemi argumenta të detajuara për t’i paraqitur në seancë, pavarësisht nëse ata janë të gatshëm për t’i dëgjuar, apo gjykata do t’i marrë parasysh”, tha Gjiknuri.

Sikurse edhe një ditë më parë zoti Gjiknuri ka shprehur shqetësimin për mos zbardhjen nga Kolegji Zgjedhor të vendimit të së premtes. Mospasjen ende të vendimit, zoti Gjiknuri, e shikon në vazhdën e një sëre surprizash që kanë nisur në KQZ.

Top Channel