Gaddafi: Në Tripoli deri në vdekje

07/06/2011 18:30

Lideri libik Muammar Gaddafi u është rikthyer sot fjalimeve dhe në një mesazh audio të transmetuar nga televizioni publik ka ritheksuar se, “do të qëndroj në Tripoli, gjallë apo vdekur”.

“Beteja na është imponuar, por ne nuk i druhemi vdekjes dhe do të vazhdojmë të luftojmë armiqtë tanë”, ka deklaruar koloneli.

Ndërkohë, televizioni shtetëror i Libisë ka transmetuar pamje të Tripolit me shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin në sfond.

Flitet se të paktën 10 shpërthime të fuqishme tronditën sot qendrën e Tripolit, që dyshohet të kenë qenë bombardime të NATO-s ndaj kompleksit të Gaddafi-t dhe bazave të gardës.

Ndërkohë, raportohet se koloneli ka humbur sot një bashkëpunëtorin e tij, ministrin e Punës, Al Amin Manfur, i cili ka vendosur të heqë dorë nga regjimi dhe të rreshtohet përkrah rebelëve.

Top Channel