Rama: Në rrezik e ardhmja evropiane

07/06/2011 19:35

Kryetari i PS, Edi Rama i është drejtuar opinionit publik përmes një letre të hapur, në të cilën shprehet se Kolegji Zgjedhor, me vendimin e së premtes humbi një shans për të vënë drejtësinë në vend.

Rama shprehet se Kolegji zgjodhi frikën përpara drejtësisë, ndërsa tani ndodhet përpara një tjetër përgjegjësie për të korrigjuar veten.

“Në këtë rast, Kolegji nuk do të vendosë thjesht fatin e kryetarit te ri të bashkisë së Tiranës, por të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, vlerëson Rama.

Top Channel