Ristani: KQZ veproi drejt

14/06/2011 13:55

Kreu i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani ka komentuar vendimin e Kolegjit, që sipas tij i jep të drejtë KQZ-së, për mënyrën se si veproi me hapjen e kutive.

Ristani u shpreh se rinumerimi do te zgjase nje jave dhe vendimi per
rezultatin merret me shumice te thjeshte, me vetem 4 vota dhe jo me te
pakten 5 vota, cka nenkupton se do te duhej edhe nje vote e anëtareve
opozites.

Po ashtu Ristani deklaroi se
Komisioni do të nisë punën për hapjen e kutive të tjera, menjëherë sapo
të mbërrijë vendimi i aryetuar i Kolegjit Zgjedhor.

Në një prononcim për mediat, Ristani u shpreh se KQZ-ja e ka certifikuar fituesin e bashkisë së Tiranës, ndërsa do të vijojë procesi i ankimimit.

“E gjithë procedura e KQZ-së është konsideruar e drejtë, e bazuar në ligj dhe procesi është konfirmuar edhe nga Kolegji Zgjedhor. Kolegji kërkon një hetim të mëtejshëm të cështjes, duke shkuar më tej me hapjen e kutive të tjera”, tha Ristani, duke shtuar se gjatë gjithë procedurës iu është kërkuar partive që të conin në KQZ cdo pretendim të tyre.

Top Channel