Meta vendimi i kolegjit i drejtë

14/06/2011 19:40

LSI mendon se vendimi i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugën transparencës së votës. Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka theksuar se askush nuk ka pse të trembet nga numërimi i votës së zgjedhësve.

“Respektoj vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili jo vetëm respekton votën e çdo qytetari të Tiranës, por njëkohësisht i hap rrugë një transparence të jashtëzakonshme të proçesit duke sjellë një standard të ri të zgjedhjeve, që është në vijim të standardit të mrekullueshëm që vendosën qytetarët e Tiranës në 8 maj”, u shpreh Meta.

“Transparenca e plotë, maksimale është e mirëpritur dhe e domosdoshme për të mbyllur kapitullin për cilindo që nuk do t’i pëlqente rezultati. Është arritur një rekord i ri transparence, standardi i ri i transparencës së zgjedhjeve, ku rëndësia e një vote të vetme eshtë bërë e jashtëzakonshme, duke i dhënë peshën reale çdo vote”, theksoi kreu i LSI-së.

Top Channel