Gjinushi: Kolegji delegjitimoi opozitën

16/06/2011 15:35

Nga selia e Partise Socialdemokrake Skender Gjinushi, duke analizuar
situaten post zgjedhore ne Shqiperi tha se deshtoi eksperimenti per te
zgjidhur krizen politike me zgjedhje lokale.

Sipas Gjinushit tashme nuk ka alternativa te tjera per te dale nga kjo krize politke, duke hedhur idene e zgjedhjeve te pergjithshme te parakohshme.

“Në një shtet që nuk ekziston e drejta, vota e lirë i vetmi që mund të vendose rregullin dhe rendin është populli në zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme dhe me standard. Cdo garë tjetër është garë jashtë piste”, tha Gjinushi.

Lideri i socialdemokrateve eshte ndalur edhe ne vendimet e Kolegjit Zgjedhor, te cilat i ka cilesuar si vazhden e deshtimeve te sistemit te drejtesise ne Shqiperi.

“Gjyqsori dështoi në mbrojtjen e votës së lirë ashtu sic ka dështuar për Gërdecin, 21 janarin, për cështjen Durrës-Kukësin. Shteti i së drejtës nuk ekziston më në Shqipëri, në asnjë qelizë kryesore të saj. Shqipëria sot ndodhet në situatën më absurde dhe antiligjore. Kolegjet Zgjedhore nuk patën kurajo të vendosin drejtësi. Kolegji vendosi të nxjerrë fitues nga votat e pavlefshme, kjo është garë jashtë piste”, tha Gjinushi.

Perballe nje situate ku rregullat e lojes ndryshohen ne tavoline, kur Kolegji Zgjedhor, nuk jep drejtesi por legjitimon padrejtesite per Gjinushin kjo perkthehet si deligjimitet i opozites te ciles tashme i ka mbetur vetem emri si e tille.

“Një opozitë që nuk mbron dot një rezultat kaq legjitim, s’meriton të quhet e tillë. E njëjta gjë vlen edhe për popullin. Të mbrohet vota e popullit jo mandati i kryetarit.Asnjë veprim i mëtejshëm të mos njihet pa ekspertizën e ODIHR-it dhe Venecias ”, theksoi Gjinushi.

Top Channel