Zbardhet vendimi i Kolegjit Zgjedhor

16/06/2011 20:55

Protokollohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për kërkesë-padinë e fundit PS-së i cili tre ditë më parë pranoi pjesërisht kërkesën e selisë rozë.

Kolegji anuloi vendimin e KQZ-së që shpallte kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, fitues me 81 vota më shumë.

Kolegji vendosi të hapë kutitë e 368 qendrave të votimit të mbetura për Tiranën.

Sipas kolegjit, nuk do hapen kutitë për kryetarin e Tiranës, por kutitë e tjera. Pra, sipas vendimit, do të numërohen vetëm votat për kryetarin të hedhura në kutitë e tjera.

Top Channel