Libia, NATO gabon sërish, godet rebelët

17/06/2011 01:00

Të paktën 16 luftëtarë rebelë mbetën të plagosur në rrethinat e qytetit të Axhidabias, në Libi si pasojë e një sulmi ajror, ndoshta të ndërmarrë gabimisht prej NATO-s.

Nga sulmi, njoftojnë burimet nga forcat rebele, përvec të lënduarve, u shkatërruan edhe 6 bateri anti-ajrore që kontrolloheshin nga rebelët për t’iu kundërvënë forcave të Gedafit.

Ndërkohë, sulmi nuk është konfirmuar ende nga NATO dhe kjo që pritet të ndodhë në orët në vijim. Nëse vërtetohet se ishte sulm i Aleancës, do të ishte i dyti i ndërmarrë ndaj forcave rebele gabimisht.

Top Channel