Tragjedia në Rusi, interneti shpëtoi 80 persona

11/07/2011 13:10

Falë internetit, 80 persona i mbijetuan tragjedisë në Rusi, ku një anije me pasagjerë u mbyt në thellësitë e lumit Vollga.

Sipas dëshmive të mbledhura nga faqja lifenews.ru, mësohet se në bordin e anijes “Anabela”, që ishte jo fort larg vendit ku po ndodhte tragjedia me anijen e turistëve “Bulgaria”, ishte një i ri, i cili nëpërmjet smartphone-t të tij mësoi për ngjarjen. Bashkë me një grup të tjerë personash, ai shkoi duke bërë të mundur shpëtimin e jetës së 80 njerëzve. Dy anije të tjera që kaluan pranë zonës, injoruan thirrjet për ndihmë.

Top Channel