Rusia në zi për viktimat e Vollgës

12/07/2011 10:10

Rusia po kalon një ditë në zi, në nder të 110 personave që humbën jetën kur anija e mbingarkuar në lumin Vollga, u mbyt.

Rreth 50 fëmijë thuhet se kanë humbur jetën kur “Bulgaria”, një anije turistike, u fundos në ujë ditën e diel.

Rreth 80 persona të tjerë u shpëtuan në anën e lumit në Tatarstan, 750 kilometra në lindje të Moskës.

Autoritetet deklarojnë se kapaciteti i anijes ishte për 120 pasagjerë, plus ekuipazhin, ndërkohë që në bord ndodheshin 208 persona.

Pas ngjarjes, presidenti Dmitry Medvedev urdhëroi rishikimin e të gjitha standardeve të shërbimeve të transportit, duke nënvizuar se anija ishte në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, 50 grupe polumbarësh kanë kontrolluar anijen e mbytur në lumin e errët, ku kanë parë trupat e 50 personave, shumica fëmijë, të bllokuar në disa nga dhomat e mjetit lundures.

Top Channel