" /> ">

PD: Të shembet Piramida

12/07/2011 15:00

Mazhoranca është e vendosur të ndërtojë kompleksin e ri parlamentar,
brenda afateve dhe me cdo cmim, në vendin ku ngrihet aktualisht Qendra
Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”. (UPDATE)

Komisioni Parlamentar i Ligjeve shqyrtoi projektligjin që përcakton rregullat dhe procedurat se si do të ndërtohet kompleksi i ri parlamentar, nisme e nje grupi te deputeteve te maxhorances. Kjo është faza e dytë, ndërkohë që e para ishte ajo e konkursit ndërkombëtar dhe e shpalljes së fituesit.

Zbatimi i këtij projekti në të gjitha fazat e tij do t’i besohet të njëjtës studio fituese. Kërkesa për lejen e ndërtimit dhe sheshit të ndërtimit do të depozitohet në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës, duke mënjanuar Këshillin e Rregullimit të Territorit të Bashkisë, Tiranë. Por sipas Enkelejd Alibeajt, relator i projekt-ligjit, kjo mbështetet në Ligjin për Urbanistikën, Ligjin për Planifikimin e Territorit të miratuar nga Kuvendi që do të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti dhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi numer 29, te vitit 2006 te Gjykates Kushtetuese, ka percaktuar qe KRRTRSH-ja ka te drejte te jape edhe lejen e sheshit te ndertimit apo lejen e ndertimit, per objekte me rendesi te vecante, saktesisht dhe individualisht te percaktuar”, tha Alibeaj.

Deputetët u interesuan për kostot e këtij ndërtimi, në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, nese do te jete me financim te buxhetit te shtetit  apo me kredi. Por si kryetari i komisionit Ilir Rusmali, edhe deputeti Alibeaj sqaruan se kostoja nuk është objekt i projekt ligjit, por i përket fazës së tretë të zbatimit të projektit. Megjithatë, Kuvendi nuk do të paguajë taksë për lejen e ndërtimit dhe sheshit të ndërtimit, kërkesat për të cilat do të paraqiten në një procedim të vetëm administrativ.

“Per shkak edhe te nje lloj deviacioni qe kuvendi mund t’ia toleroje vetes, nuk do te paguaje asnje takse perkatese, ndersa ajo cfare une mund t’ju them ne emer personal,  se nuk ka cmim qe duhet te na behet pengese per ndertimin e kompleksit parlamentar”, tha Alibeaj.

Një pyetje tjetër kishte të bënte me respektimin e afateve. “Ju garantoj juve dhe kedo qe vullneti i parlamentit per te ndertuar kompleksin e ri parlamentar besoj se do te jete mese i arritshem”, tha Alibeaj.

Komisioni vendosi pa votat e opozitës, që nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje, që t’ia paraqesë projekt-ligjin seancës plenare për miratim.

Mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve miratoi draft ligjin qe lidhet me ndertimin e parlamentit te ri. Pa dhene shpjegime per kostot, dhe duke anashkaluar KRT-ne e bashkise se Tiranes, ligji parashikon shembjen e Qendres “Pjeter Arbnori” dhe ndertimin ne kete zone te parlamentit te ri.

Top Channel