Peticion për Piramidën

13/07/2011 15:05

Mijëra arkitektë dhe intelektualë, jo vetëm kanë kundërshtuar përmes një
peticioni prishjen e godinës së Piramides, por kanë kërkuar që fjala e
tyre si ekspertë të dëgjohet nga qeveritarët.

Edhe të rinjte janë bere pjese e ketij debati gjate diskutimeve ne rrjetin social Facebook. Mbi 11 mije te rinj jane solidarizuar per mosprishjen e kesaj godine .

“Jane mbledhur firma me mijera. Jam i sigurt qe po te behet nje referendum, sidomos tiranasit do te votonin per ruajtjen e Piramides. Nuk mund te kete njerez me arsye normale qe te deshirojne nje parlament aty ku sot ndodhet Piramida”, thotë publicisti Ardian Klosi.

Por ndersa arkitektet jane shprehur njezeri permosprishjen e Qendres Kulturore Ndërkombëtare “Pjeter Arbnori”, publicistet dhe gazetaret, e cilesojne vendimin per prishjen e kesaj godine si teke te qeveritareve.

“Te shkaterrohet kjo ndertese, ne nje kohe kur vendi eshte ne veshtiresi ekonomike, kjo është një tekë ose ndoshta më shumë se kaq. Kjo është një aferë e madhe ku individë të ndryshëm mund të pasurohen, kurse kultura varfërohet”, thotë Klosi.

Publicistet dhe intelektualet mendojne se prishja e Piramides eshte nje hap i pavend dhe nje vendim aspak transparent.

“Shpejtësia me të cilën po merret ky vendim është paksa jashtë normave te nje shteti qe perpiqet te ndertoje nje godine parlamentare, kur ne kohe nuk po respekton procedurat normale të një demokracie, e cila ne radhe te pare eshte taksim, perfaqesim dhe pergjegjesi. Nese shteti shqiptar takson qytetaret, ka detyrimin per t’u sjelle pergjegjshem, per te sjelle disa sherbime per qytetaret e tij, per te sjelle edhe mireqenie edhe lirine e tyre”, thotë gazetari Erjon Tase.

Arkitetet dhe intelektualet, por edhe te rinjte mendojne se nje vendim i tille i perket gjithe shqiptareve e per me teper kryeqytetasve. Specialistet kerkojne qe kjo godine te mos shkaterrohet, pasi vlerat e saj arkitekturore jane te medha.

Top Channel