Konflikti i lindur mes EULEX  dhe Kuvendit të Kosovës lidhet me cështjen nëse kanë deputetët e Kosovës imunitet.

EULEX kërkon të hetojë por nuk nuk di se në cfarë kufiri i lejon statusit i deputetit ndaj kërkon një përgjigje nga Kuvendi.

Ekspertët e ligjit thonë se kjo është procedurë që ka shumë paqartësi dhe si e tillë sjell interpretime të ndryshme.

Burime nga EULEX thonë se nuk po kërkojnë nga Kuvendi heqjen e imunitetit për ndonjë deputet, por kërkon të dijë saktësisht nëse kanë imunitet apo jo. Përgjigja për këtë pritet të mbërrijë nga Gjykata Kushtetuese.

Top Channel