Parlamenti i ri, miratohet ligji

14/07/2011 13:00

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 72 vota projektligjin që parashikon ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.

Godina e kompleksit do të ndërtohet në vendin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, aty ku sot është Piramida. Pritet që godina e re të jetë gati në 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, ndërsa kujtojmë që parlamenti aktual u rikonstruktua disa muaj më parë.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dhe projektligjin për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2011.

Opozita nuk ishte ne sallen, ku mazhoranca, pervec diskutimeve per kete ligj sulmoi edhe kreun e opozites.

Ka qene vetë kryetarja Jozefina Topalli, e cila akuzoi Ramën se ka sulmuar anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Topalli ndër të tjera ftoi opozitën të kthehet në kuvend për të votuar ligjet e rëndësishme dhe të bashkohej me maxhorancën për realizimin e reformave.

Top Channel