Flamurtari mundet 0-2 nga Jabloneci

14/07/2011 19:30

Flamurtari është mundur 0-2 nga çekët e Jablonecit në ndeshjen e luajtur në Vlorë të vlefshme për raundin e dytë eliminator të kupës Europa Ligë.

Pas një pjesë të parë pa gola dhe me përpjekje nga të dyja skuadrat për të ndryshuar rezultatin, ka qenë Lafata që ka shënuar dy here (në minutën e 70 dhe 76) duke shuar shpresat e kuqezinjve për një rezultat pozitiv.

Takimi i ardhshëm mes të dyja skuadrave do të luhet në fushën çeke, gjë që e bën më të vështirë për vlonjatët të përmbysin rezultatin.

Top Channel