Klinton: Do të tërhiqem nga politika

15/07/2011 11:30

Megjithëse gëzon shendet të mirë falë ushtrimeve fizike dhe jogës,
udhëtimet e gjata nëpër botë, e kanë lodhur jo pak, Sekretaren amerikane
te Shtetit, Hilari Klinton. (UPDATE)

Në një intervistë për BBC-në, ajo shpjegoi se do të tërhiqet në vitin 2012, pas zgjedhjeve presidenciale. “Dua të kaloj më shumë kohë me miqtë dhe familjen dhe jo të shkoj sa andej-ketej si një karuzel”. Klinton shpjegon se mendon t’i kthehet jetes private pas 18 muajsh, për të nje periudhe shume intesive aktiviteti e pune.

63-vjecarja, Hilari Klinton ka vleresuar administraten Obama duke thene se shume nga vendimet e Xhorxh Bush minuan forcen brenda vendit dhe jashte tij.“Jam shume e angazhuar për ecur perpara, per t’i kthyer Shteteve te Bashkuara, influences dhe lidershipin”.Duke iu referuar kandidatures se Barak Obama ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale të nëntorit  2012, ajo thote se cdo audience ne cdo vend te botes duartrokasin kur degjojne te flitet per Presidentin amerikan. “Ka nje ndenje te mire per ate qe Barak Obama dhe administrata e tij po perpiqen te bejne”.

Klinton numeron 600 milje prej marrjes se detyren ne Janar te vitit 2009, e babarbarte me 24 fluturime rreth globit. Udheton me nje Boing 757, 13-vjecar. Shoqerohet nga nje shpure prej 42 personash, ku bejne pjese zyrtare te Departamentit apo te Keshillit per Sigurine Kombetare, nje zedhenes, nje keshilltar per mediat, dy zv/shefa te stafit, nje nderlidhes i Pentagonit, shtate agjente, shume te tjere ndodhen ne pikat ku avioni i saj do te ulet, mbi 13 gazetare e persona te tjere qe merren me infrastrukturen.

Ajo eshte nje figure e spikatur ne skenen politike te Shteteve te Bashkuara ne fund te viteve 1970, si bashkeshortja e guvernatorit te Arkansasit, Bill Klinton, me pas si Zonja e Pare e Shteteve te Bashkuara, si senatorja e Nju Jorkut dhe ne fund me detyren e saj si shefja e diplomacise amerikane. Ajo humbi me nje diference te vogel votash, kandidaturen e Partise Demokratike ne 2008, perballe Barak Obames. Klinton ka thene shpesh se bashkepunimi me presidentin Obama eshte shume i mire dhe nuk ka asnje plan te rikandidoje per Shtepine e Bardhe.

Top Channel