Sneijder, nuk do të ketë Manchester UTD

15/07/2011 14:25

Nuk do të ketë Manchester United për Sneijder. Ka qenë vetë tekniku i “djajëve të kuq” që u ka dhënë fund spekulimeve.

Sir Alex Ferguson ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga “The Guardian”, që thoshte se mes klubit anglez dhe lojtarit është arritur marrëveshja.

“Gjithcka është e pavërtetë”, ka deklaruar ai.

Emri i mesfushorit holandez ka qenë ndër më të lakuarit përsa i përket merkatos për sezonin e ri të futbollit në Serie A dhe Premier League.

Top Channel