Shkarkohen 114 punonjës të NBA-së
15/07/2011 15:00
NBA-ja, kategoria maksimale e basketbollit në SHBA që po përjeton një
konflikt në ambjentet mes pronarëve dhe lojtarëve, ka njoftuar pushimin
nga puna të 114 personave.
Lajmin e bën të ditur shtypi amerikan, i cili saktëson se shkarkimet janë kryer në sektorë të ndryshëm për shkak të vështirësive ekonomike.
Sipas burimit, të shkarkuarit përbëjnë 10 për qind të efektivave dhe vendimi për largimin e tyre është marrë pas dy ditësh bisedime.
Ky vendim vjen dy javë pas njoftimit të ekipit Charlotte Bobcats për shkurtimin e 35 personave. NBA ka njoftuar humbje prej 300 milionë dollarësh.
Top Channel