Ferguson: Nuk më intereson Snejder

15/07/2011 18:35

Sir Alex Ferguson, menaxheri i Manchester United, ka përgënjeshtruar zërat për një interesim të ekipit të tij ndaj organizatorit të Interit, Wesley Snejder.

“Në këtë moment nuk ka asnjë interesim real për Snejder për arsye të ndryshme”, është shprehur Ferguson.

“Kemi mbushur boshllëqet që kishte ekipi dhe tashmë na duhet vetëm një lojtar për të zëvendësuar Paul Scholes”, shtoi skocezi.

Top Channel