Stoner në pole position

16/07/2011 20:45

Kejsi Stoner ka marrë pol position-in e gjashtë në 9 gara në Saksenrig ku nesër do të zhvillohet Çmimi i Madh i Gjermanisë.

Piloti australian i Hondës ka arritur të regjistrojë kohën më të shpejtë në këto prova duke harruar rrëzimin gjatë provave të lira ditën e premte.

Megjithatë duket se Honda në tërësi po përshtatet me karakteristikat e pistës gjermane, pasi në vendin e dytë gjendet shoku i tij i skuadrës Daniel Pedroza, i cili gjithashtu është paraqitur shumë mirë duke harruar operacionin e pak kohëve më parë.

Në vendin e tretë dhe piloti që kompleton linjën e nisjes është kampioni i botës në fuqi Horge Lorenco.

Spanjolli i Yamahas ka regjistruar një kohë rreth 2 të dhjetat më të ngadaltë se Stoner.

Ndërkohë që ka zhgënjyer dyshja Rosi-Ducati. “Doktori” e sheh veten në vendin e fundit pikërisht në atë pistë ku do të plotësojë ditën e dielë kuotën e 250 çmimeve të mëdha në karrierë.

Top Channel