Pedrosa fiton cmimin e Gjermanisë

17/07/2011 14:50

Kanë qenë spanjollët ata që kanë kapur dy vendet e para të Cmimit të Madh të Gjermanisë në Moto GP.

Vendi i parë është fituar nga Dani Pedrosa, i ndjekur nga bashkëkombasi Jorge Lorenzo. Australiani Casey Stoner, që shihej si favorit pas renditjes i pari në provat zyrtare, ka zënë vendin e tretë.

Nuk ka qenë një garë e mirë për Valentino Rossi, i cili vazhdon të jetë larg performancave spektakolare të dikurshme.

Top Channel