Corinthas: Asnjë marrëveshje për Tevez

18/07/2011 19:00

Nuk është arritur, të paktën deri tani, asnjë marrëveshje mes Corinthas dhe Manchester City për kthimin e Carlos Tevez në skuadrën pauliste.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi brazilian, që ka nënvizuar se klubi anglez e ka refuzuar ofertën për shkak të mosmarrëveshjeve mbi shifrat.

Gjithësesi, klubi brazilian nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe po përgatit një propozim të ri.

Mëngjesin e sotëm trajneri i City-t, Roberto Mancini foli për një marrëveshje të arritur mes dy ekipeve.

Top Channel