UEFA krijon “Best Player in Europe Award”

19/07/2011 13:15

UEFA ka vendosur të krijojë çmimin “Best Player in Europe Award” që do t’i jepet futbollistit më të mirë që militon në një klub europian, pavarësisht kombësisë së tij.

Fituesi i këtij çmimi do të vendoset nga gazetarët.

Fituesi i këtij çmimi të ideuar nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, do të shpallet më 25 gusht, gjatë hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League dhe Europa League.

Juria prej 53 gazetarësh do të dezinjojë fillimisht listën e favoritëve dhe tre të nominuarit për çmimin do bëhen të ditur të hënën e ardhshme.

Votimi final do të kryhet në Monako, kur gazetarët do të vonojnë në transmetim direkt nëpërmjet sistemit elektronik për të zgjedhur lojtarin më të mirë në Europë për sezonin 2010-2011.

Top Channel