F1, Schumacher rrëfen pasionet

19/07/2011 21:55

Michael Schumacher, pak ditë nga Cmimi i Madh i Nuerburgringut, ka treguar disa nga pasionet e tij.

“Vendi ku të zhvillohet një Cmim i Madh për qytetarët? Nju Jorku. Cirkuiti që nuk harrohet? Spa ose Montekarlo. Sfida e shekullit? Fangio kundër Senna”, është rrëfyer piloti gjerman.

I pyetur mbi të kaluarën, Schumi thotë se ka nostalgji vetëm për atmosferën më të gjallë dhe më njerëzore që ishte dikur në arenë.

Sa për rregullat aktuale teknike, ajo që sipas tij duhet të ndryshojë menjëherë është ndalimi i testeve gjatë vitit.

Top Channel