Arturo Vidal, blerja e re e Juventusit

21/07/2011 13:00

Arturo Vidal është zyrtarisht futbollist i Juventusit.

Ish-mesfushori i Bayer Leverkusen është shumë i lumtur për transferimin e tij në Torino.

“Jam shumë i lumtur sepse kjo është një mundësi e madhe për mua. Është një hap i rëndësishëm në karrierën time”, është shprehur Vidal.

Ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja, por pritet që Arturo Vidal të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Juventusin. Klubi torinez do të dedhë në arkat e Bayer Leverkusen 10.5 milionë euro për kartonin e kilianit.

Top Channel