Zyrtare: Alexis Sanchez tek Barcelona

22/07/2011 08:25

Alexis Sanchez është lojtari i ri i Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalanas që jep edhe detajet e marrëveshjes me Udinesen.

Sulmuesi kilian do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare ndërsa klubit italian do t’i shkojnë 26 milionë euro plus 11 milionë euro variabël.

Alexis Sanchez do të udhëtojë këtë fundjavë në Spanjë dhe të hënën do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Top Channel