Roma blen Bojan Krkic

22/07/2011 12:45

Roma ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Bojan Krkic nga Barcelona për shumën prej 12 milionë eurosh.

Spanjolli 20-vjeçar do të qëndrojë për një sezon tek verdhekuqtë kryeqytetas dhe në sezonin 2012-2013 Barcelona do të ketë të drejtën e riblerjes së lojtarit për 13 milionë euro.

Ekipi italian mund të shmangë këtë gjë nëse do të blejë përfundimisht kartonin e Bojan. Në këtë rast do të duhet të paguajë edhe 28 milionë euro të tjera tek Barcelona.

Roma do të duhet të paguajë gjithsej 40 milionë euro për Bojan Krkic deri në vitin 2013.

Top Channel