F1, Webber në pole position

23/07/2011 15:05

Mark Webber, piloti i Red Bull, ka fituar pole position në provat zyrtare të çmimit të Madh të Gjermanisë, të zhvilluara në pistën e Nurburgringut.

Australiani ka regjistruar kohën 1.30.079 duke fituar vendin e parë të nisjes.

Nga vendi i dytë do të nisë garën e nesërme Lewis Hamilton, piloti britanik i McLaren Mercedes.

Vetëm i treti kampioni në fuqi i botës, Sebastian Vettel me Red Bull.

Nga vendi i katërt dhe i pestë do të nisen pilotët e Ferrarit, Fernando Alonso dhe Felipe Massa.

 

Top Channel