Moto GP, Stoner fiton në Laguna Seca

25/07/2011 08:50

Casey Stoner me Honda është fituesi i garës së Laguna Seca (SHBA) në Moto GP.

Australiani ka lënë pas Jorge Lorenzo me Yamaha, duke u shkëputur 20 pikë në krye të klasifikimit të përgjithshëm nga spanjolli i vendit të dytë, dhe Dani Pedrosa me Honda.

Vetëm i gjashti Valentino Rossi me Ducati.

Top Channel