Aguero, shumë pranë Manchester City

25/07/2011 12:00

Sergio Aguero, sulmuesi i Atletico Madrid, do të luajë në sezonin e ardhshëm për Manchester City.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i ekipit anglez, Roberto Mancini.

“E di që klubi po flet me Atletico Madrid dhe mendoj se brenda kësaj jave do të arrihet një marrëveshje”, deklaroi sot trajneri italian.

Manchester City do të paguajë 45 milionë euro për argjentinasin.

Top Channel