PSG, 40 milionë euro për Ganson

27/07/2011 13:30

Paris Sain Germain është i gatshëm t’i ofrojë 40 milionë euro Santosit për organizatorin brazilian Paulo Henrique Ganso.

Sipas gazetës franceze ‘L’Equipe’, Leonardo (drejtori i ri sportiv i PSG) ka bërë këtë ofertë për 21-vjeçarin pasi është i indur në aftësitë e tij.

Gjithsesi, kjo tratativë është e vështirë për shkak se Santos kërkon ta mbajë lojtarin për Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në dhjetor dhe se vetë lojtari po ndiqet nga ekipe më me shumë emër në Europë, mes të cilëve edhe Milan.

Top Channel