Xhafaj kalon te Skëndërbeu

27/07/2011 23:55

Ish-sulmuesi i Flamurtarit, tashmë i Skënderbeut, Daniel Xhafaj ka bërë stërvitjen e parë me skuadrën e re.

Rivaliteti mes këtyre dy ekipeve sezonin e kaluar, që hera herës e shtynin futbollin në plan të dytë, ka bërë që Xhafaj të mos ndihet komod në Korcë.

“Ndodhem mes shumë shokve që kam pasur në ekipe të ndyrshme, mund të them se është shumë mirë si fillim. Pak rëndësi ka c’ndodh jashtë fushës, për mua e rëndësishme është që në fushë të jap maksimumin”, deklaron Xhafaj.

Kalimi tek kampionët e Shqipërisë nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për Xhafajn, i cili në mënyrë indirekte fajëson drejtuesit e klubit vlonjat për largimin e tij nga Flamurtari.

“Në mendjen time është pak e vështirë, por nga mënyra se si ndodhën ngjarjet mendoj se kam qenë vetëm një lojtar që firmosi kontratën dhe jo një vlonjat. Kështu e mendoj unë”, shprehet Xhafaj.

Top Channel