Inter fiton 2-0 miqësoren ndaj Celtic

30/07/2011 20:20

Inter ka fituar 2-0 miqësoren ndaj Celtic në turneun miqësor Dublin Super Cup, ku marrin pjesë edhe Manchester City dhe Airtricity XI.

Golat për zikaltërit janë shënuar nga sulmuesi i ri hollandez, Luc Castaignos, dhe nga sulmuesi italian Giampaolo Pazzini.

Ky turne, përveç tre pikëve, për fitoren i akordon skuadrave edhe nga 1 pikë për çdo gol të shënuar. Kështu, Inter ka 5 pikë dhe renditet i dyti në këtë turne pasi Manchester City ka fituar 3-0 ndaj Airtricity dhe renditet në vendin e parë me 6 pikë.

Top Channel