Botërori 2022, Katari do vendosë për stinën

01/08/2011 19:20

Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter ka deklaruar se do të jetë Katari që do të vendosë nëse Botërori 2022 që do të mbahet në Doha, do të zhvillohet në verë apo në dimër.

Një zgjedhje kjo që mund të revolucionarizojë organizimin e kampionateve në vendet evropiane dhe Ligës së Kampioneve.

Në Katar temperaturat gjatë stinës së verës janë shumë të larta, arsye kjo që mund të bëjë që ndeshjet e botërorit të vitit 2022 të luhen në dimër.

Opsioni në fjalë është më i mundshmi, pavarësisht se Katari po ndërton stadiume të pajisur me ajër të kondicionuar.

Top Channel