Japoni, ndërron jetë Naoki Matsuda

02/08/2011 18:10

Naoki Matsuda, ish-futbollist i kombëtares japoneze, ka ndërruar jetë.

Matsuda pësoi një arrest kardiak pas vetëm 35 minutash stërvitjeje dhe sipas mediave japoneze ai arriti pa ndjenja në spital dhe nuk iu përgjigj masazhit kardiak.

34-vjeçari ka luajtur 40 ndeshje me kombëtaren dhe 385 me klubin Jokohama, me të cilin ka fituar tre tituj të J-League.

Gjithashtu ka marrë pjesë në botërorin e vitit 2002.

Top Channel