Katari synon hapësirën

02/08/2011 20:30

Katari synon t’u bashkohet vendeve që po “pushtojnë” hapësirën.

Vendi arab pretendon që në të ardhmen të dërgojë astronautë dhe anijë të vetat kozmike e për këtë ka gati projektin për ndërtimin e një stacioni hapësinor.

Ndërtimi i Qatar Space City parashikohet të kushtojë mbi 2 miliard euro dhe do të ngrihet në zonën Al Khor.

Objektivi është kurajimi i kërkimeve shkencore për satelitët artificialë dhe në fusha të tjera të shkencave hapësinore në bashkëpunim me agjencinë hapësinore amerikane, NASA.

Top Channel