Vucinic: Juventus, e ndërtuar për të fituar

02/08/2011 20:45

“Kam zgjedhur Juventusin sepse është skuadra më e dashur nga italianët dhe më e famshmja në botë. Më mjaftoi vetëm emri i skuadrës për të zgjedhur.”

Kështu është shprehur sulmuesi më i ri i Juventusit, Mirko Vucinic, gjatë prezantimit zyrtar si lojtar i ri i bardhezinjve.

“Juventus nuk ka asgjë për t’i pasur zili Milanit apo Interit. Juve është një skuadër e madhe, e ndërtuar për të fituar”, theksoi Vucinic, i ardhur në merkaton e verës nga Roma.

Top Channel