Kalimi i paktit në Senat, bursat reagojnë negativisht

02/08/2011 21:00

Bursat amerikane reaguan negativisht ndaj kalimit të paktit në Senat që rrit kufirin e borxhit.

Kështu pak orë nga mbyllja Doë Jones humbi 1.01 përqind, NASDAQ 1.03 përqind dhe S&P 500 1.35 përqind.

Senati amerikan kaloi me 74 vota pro dhe 26 kundër draft-marrëveshjen e arritur mes republikanëve dhe demokratëve për rritjen e tavanit të borxhit amerikan.

Më herët ky draft u miratua edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve. Për të hyrë në fuqi draftit i mjafton vetëm firma e presidentit Obama.

Top Channel