Obama firmos rritjen e borxhit

02/08/2011 21:10

Presidenti amerikan, Barak Obama ka firmosur draftin ligjor që parashikon rritjen e kufirit të borxhit amerikan.

Drafti, produkt i marrëveshjes mes demokratëve dhe republikanëve, u paraqit në tryezën e kreut të Shtëpisë së Bardhë pasi kaloi më parë të dy dhomat e Kongresit amerikan, fillimisht Dhomën e Përfaqësuesve e më pas Senatin.

Marrëveshja ngre kufirin e borxhit me 2.4 trilionë dollarë nga 14.3 trilionë që
është aktualisht, duke bërë që të kursehen të paktën 2.1 trilionë
dollarë në 10 vjet.

Drafti ligjor hyn menjëherë në fuqi dhe shmang falimentin amerikan që, sic e cilësoi presidenti Obama, do të pasohej nga një katastrofë ekonomike.

Top Channel