Breivik, kërkesa joreale

02/08/2011 22:30

Autori i 77 vrasjeve që tronditën Norvegjinë disa ditë më parë, Anders Breivik paraqiti kërkesat e tij.

Kërkesat, sipas avokatit të tij, janë krejtësisht joreale. Ai, tha avokati, kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe specialistë japonezë për të kontrolluar shëndetin e tij mendor.

Ekstremisti i djathtë ka pranuar para hetuesve vrasjen e 8 personave me bombë në Oslo dhe masakrën me armë në ishullin Utoeya ku gjetën vdekjen 69 të rinj.

Ndërkohë, lideri i Partisë Progresiste norvegjeze deklaroi se vendi ndodhet ende nën kërcënimin e ekstremistëve islamikë.

Top Channel