Zbulohet Messi i ri?

03/08/2011 19:45

Një fëmijë fenomen, me driblime alla Messi po cmend webin, ku videot me lojën e tij janë klikuar qindra mijëra herë.

Bëhet fjalë për një “fëmijë arti”, pasi ka të gjitha aftësitë për të qenë një fenomen i ardhshëm.

Ai është vetëm 8 vjec dhe është i biri i Juan Pablo Angel, sulmuesi 35-vjecar i Los Angeles Galaxy dhe ish-idhull i Aston Villa, i NY Red Bulls dhe i kombëtares kolumbiane.

Angel junior quhet Tomy dhe zotëron një teknikë individuale fantastike, një shpejtësi dyfish krahasuar me atë të bashkëmoshatarëve dhe një fuqi fizike të paparë.

Mësohet se babai i tij ka marrë disa oferta nga klube të mëdha, por për momentin ai preferon që i biri të luajë në skuadrat e shkollës.

Ai dëshiron që vogëlushi të kalojë tek të rinjtë e LA Galaxy, ku mosha e lejuar është 12 vjec e sipër. Aktualisht, Tomy është ende i vogël.

Top Channel