Snejder: Jemi gati për Milanin

04/08/2011 10:45

Wesley Snejder, mesfushori i Interit, është shumë i motivuar në prag të ndeshjes së Superkupës së Italisë ndaj Milanit, të shtunën në Pekin.

“Dua gjithmonë të fitoj trofe dhe të shtunën është një sfidë e madhe. Jemi të përgatitur dhe do të bëjmë ndeshjen tonë”, shprehet hollandezi.

Snejder, për të cilin qarkullojnë shumë zëra në lidhje me një largim të tij nga Interi, kërkon nga skuadra që të mbajë nën kontroll sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

“Nuk duhet t’i lëmë hapësira sepse është një lojtar me shumë cilësi dhe i shfrytëzon mundësitë që i jepen”, tha numri 10 zikaltër.

Top Channel