Kinë, fansat e Real pushtojnë fushën

04/08/2011 19:25

Skena deliri për Real Madrid në Tianxhin të Kinës, ku rreth 5 mijë tifozë kanë pritur skuadrën në stadium për të ndjekur seancën stërvitore.

Situata është tensionuar kur disa prej tifozëve kanë kapërcyer barrierat për të hyrë në fushë.

Ka nisur kështu një sulm miqësor ndaj lojtarëve. Dikush i ka hequr bluzën brazilianit Kaka, ndërsa të tjerë janë përqafuar nga fansat kinezë.

Klima është qetësuar disi nga trajneri Mourinho, i cili u ka lejuar disa prej “pushtuesve” që të ulen në pankinën e ekipit.

Top Channel