Liga e Kampioneve, hidhet shorti

05/08/2011 12:30

Hidhet në Zvicër shorti i turit eliminator të Ligës së Kampioneve ku bie
në sy përballja e Bajernit të Mynihut me FC Zyrih dhe Arsenal-Udineze.

Shorti ka vendosur kundër njëri-tjetrit në sfidat e radhës Lionin me Rubin Kazanin, Tventen, me Benfikën, Odensën përballë Vijarreal, si dhe BATE Borisov me Shturm Graz.

Në turin eliminator do të ndeshen FC Kopenhagen-Viktoria Plzen,Dinamo Zagreb- Malmoe, Makabi Haifa-Genk dhe Visla Krakov-APOEL Nikosia.

Ndërkohë u hodh edhe shorti për eliminatorët për Europa League, kur bie në sy përballja e Olimpiakos Volu me PSG, si dhe Atletiko Madrid me Viktoria Setubal. Shorti ka vendosur kundër njëri-tjetrit Makabi-Panathinaikos,
Shamrok-Partizan Beograd, Metalist-Sosho’, Vorskla-Dinamo Bukuresht.

 

Top Channel