Milan, Allegri: Duhet të luajmë me zgjuarsi

05/08/2011 15:20

“Për të fituar trofeun e parë të sezonit duhet të përdorim kokën sepse këmbët nuk janë në formën e duhur.”

Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, ka bindjen se nesër ndaj Interit, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Italisë, kuqezinjtë duhet të luajnë me zgjuarsi duke marrë parasysh se forma fizike është shumë larg të qenit optimale.

Përsa i përket formacionit titullar, Allegri u shpreh se “Boateng, Robinho, Cassano dhe Pato do të jenë në luftë për 2 vende në sulm”.

“Do të kemi nevojë për të gjithë lojtarët, edhe për ata që do të nisin ndeshjen nga pankina sepse ndeshja mund të zgjasë më shumë se 90 minuta”, shtoi trajneri kuqezi.

Top Channel